Helikopteri i Kobe Bryant fluturoi në mjegull edhe pse...

Helikopteri i Kobe Bryant fluturoi në mjegull edhe pse...

08:53, 27/01/2020

Helikopteri i legjendës së basketbollit, Kobe Bryant fluturoi në mjegullën e dendur, pavarësisht se policia e Los Angeles kishte ulur flotën e saj në tokë. Sipas Daily Mail, helikopteri Sikorsky S-76, ku ndodhej 41-vjeçari, mori flakë pasi u rrëzua.

Bashkë me të në helikopter ishte edhe vajza 13-vjeçare, Gianna dhe shtatë persona të tjerë.

Të dhënat e fluturimit tregojnë se avioni nisi të kishte probleme mbi kopshtin zoologjik të Los Angeles. Këto të dhëna sugjerojnë se moti po përkeqësohej.

Policia e qytetit tha se flota e tyre ajrore ishte ulur për shkak se situata e motit nuk plotësonte kushtet minimale për fluturim.

Piloti i helikopterit nuk dha ndonjë sinjal alarmi, edhe pse po fluturonte shumë ulët dhe kulla ia kishte vënë në dijeni këtë. Një dëshmitar tha se nuk ka dëgjuar ndonjë anomali me motorin.

Hetimet po vazhdojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco