Sporti në zi/ Shuhet legjenda Kobe Bryant

Sporti në zi/ Shuhet legjenda Kobe Bryant

20:41, 26/01/2020

Shuhet legjenda e basketbollit amerikan dhe botëror, Kobe Bryant.

Sipas asaj që shkruan gjermania "Bild", shkak është bërë rrëzimi i helikopterit me të cilin po udhëtonte ish ylli i NBA.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur nlë Kaliforni, ku 41-vjeçari po udhëtonte së bashku me 4 persona të tjerë në bordin e helikopterit të tij privat, raporton SYRI.net.

Bashkë me të kanë gjetur vdekjen edhe anëtarët e tjerë të ekuipazhit.

Për fat të mirë, në bord nuk kanë qenë bashkëshortja e Bryant, 3 vajzat e tij dhe djali i porsalindur Capri.

Kobe Bryant është një ndër emrat më të mëdhenj të basketbollit botëror. Ai luajti për dy dekada me Los Angeles Lakers duke fituar pesë tituj NBA dhe duke qenë 18 herë pjesë e All-Stars Game.

Ai u tërhoq nga basketbolli aktiv në vitin 2016. /Syri.net

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco