VIDEO/ Berisha nuk njeh limite, realizon dopietë për ekipin e tij

VIDEO/ Berisha nuk njeh limite, realizon dopietë për ekipin e tij

10:32, 26/01/2020

Edhe pse vitet kalojnë, Besart Berisha vijon të tregojë se ka ende për të dhënë në futboll.

Sulmuesi kosovarë ishte protagonist ditën e sotme duke realizuar dy gola për skuadrën e tij Western United në ndeshjen ndaj Adelaide United.

Berisha shënoi dy herë në pjesën e parë, relativisht në minutat 12’ dhe 43’. Megjithatë dy golëshi i shqiptarit nuk vlejti shumë, pasi miqtë fituan me rezultatin 4-3.

34-vjeçari me dy golëshin e sotëm shkon në kuotën e 9 golave me Western United, duke u bërë kështu një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit.

Po ashtu kjo ishte ndeshja e 200-të e Besartit në futbollin australian.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco