Guardiola: Liverpool të lë pa mend, është fenomenal!

Guardiola: Liverpool të lë pa mend, është fenomenal!

08:42, 26/01/2020

Pep Guardiola është i kënaqur me performacën e lojtarëve të tij deri më tani, por e pranon se Liverpooli i Juregn Klopp është thjesht një ekip fenomenal.

 “Qytetarët” janë 16 pikë pas “të kuqve” dhe Guardiola ka kohë që e ka pranuar humbjen në garën për titull këtë sezon,.

Por City vazhdon të jetë në vendin e dytë dhe sezonin e kaluar u bë skuadra e parë që arrin ta mbrojë titullin në Premierligë në dekadën e fundit.

Guardiola e pranon se Liverpooli i Jurgen Klopp është ekip fantastik këtë sezon, por këmbëngul se ekipi i tij do të ishte në garë për titull në secilin prej ligave të tjera të mëdha në Evropë.

“Natyrisht, Liverpooli do të jetë kampion i Premierligës dhe do të shpallej kampion edhe në Spanjë, Itali e Gjermani. Do të shpallej kampion çdo kund pas 23 ndeshjeve, 22 fitoreve dhe një barazimi”, tha Guardiola.

“Me pikët që i kemi tani, në Spanjë do të ishim vetëm një pikë prapa liderit, njëjtë në Gjermani dhe Itali”, shtoi spanjolli.

“Por Liverpooli është thjesht fantastik, fenomenal, të lë pa mend. Prandaj duhet ta pranojmë këtë dhe të mësojmë nga kjo”, përfundoi Guardiola. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco