Manaj e nis mbarë aventurën te Barça, arbitri e befason duke i anuluar golin!

Manaj e nis mbarë aventurën te Barça, arbitri e befason duke i anuluar golin!

23:20, 25/01/2020

Rei Manaj e ka nisur me këmbën e mbarë aventurën e re me Barcelonën B.

Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë u aktivizua që nga minuta e parë titullar në fitoren 2-0 ndaj Ejeas në sfidën e javës së 22-ë të kategorisë së tretë të futbollit iberik.

22-vjeçarit iu pre në mes gëzimi teksa shënoi golin e parë me fanellën e Barcelonës në minutën e 72-ë, por arbitri e anuloi për faull përpara shënimit të golit.

Katalanasit e vegjël renditet në vendin e dytë në grupin 3 të Segunda Divisionit duke synuar të ngjiten në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll për sezonin e ardhshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco