Inter ka akordin me sulmuesin, Barça tenton ndërhyrjen

Inter ka akordin me sulmuesin, Barça tenton ndërhyrjen

23:15, 25/01/2020

Tabloidi britanik “Indipendent” ka njoftuar për spekullimin më të fundit në merkato.

Një lajm që mbi të gjithë trondit klubin e Inter dhe tifozët zikaltër. Kështu, teksa konsiderohet si një transaksion thuajse i kryer ai mes Inter dhe Chelsea-t në lidhje me transferimin e sulmuesit Olivier Giroud, gazeta angleze flet për një ndërhyrje të Barcelonës.

Për sa kohë firma nën kontratë mes francezit dhe Inter nuk është hedhur ende, klubi katalanas raportohet të shohë te kampioni i botës në fuqi, kandidatin e mundshëm për zëvendësimin e Luis Suares, që pritet të rikthehet pas një kohe të gjatë për shkak të dëmtimit.

Nga ana tjetër, te Inter, kur raportohet të ketë një marrëveshje me sulmuesin dhe Chelsea-n, konkretisht pritet finalizimi i Politano te Napoli, para se të realizohet zyrtarisht blerja e Giroud, i kërkuar personalisht nga Conte. Sa kaq, ndërhyrja e Barcelonës do të tundonte oreksin e çdo futbollisti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco