U përfol për lidhjen me boksierin, Rike Roçi ‘shpërthen’ keq: Më lini r...

U përfol për lidhjen me boksierin, Rike Roçi ‘shpërthen’ keq: Më lini r...

22:14, 25/01/2020

Rike Roçi është bërë sërish pjesë e spekulimeve në faqet e thashethemeve për një lidhje të pretenduar me boksierin, Kristian Prenga.

Në të kaluarën është spekuluar se bukuroshja dhe sportisti i kanë kaluar festat e fundvitit bashkë dhe janë shoqëruar në disa raste, mirëpo ata kishin mohuar gjithçka.

Sidoqoftë, një urim i Rikes drejtuar Prengës për ditëlindje, ka nxitur thashetheme të reja teksa thuhej se “e ka konfirmuar lidhjen”.

Fjalët: “Ta dua shpirtin”, që janë përdorur nga Roçi kanë hedhur dyshimet se është fjala për një urim romantik, gjë që është përgënjeshtruar nga ajo.

“Të bësh urime për një ditëlindje, nuk do të thotë të konfirmosh lidhje ose që je duke u fejuar. Më lini rehat…”, ka shkruar Rike në një reagim në Instagram.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco