Valencia mposht Barcelonën pas 13 viteve, mundësi e artë për Real Madridin

Valencia mposht Barcelonën pas 13 viteve, mundësi e artë për Real Madridin

18:20, 25/01/2020

Valencia ka zhvilluar ndeshjen më të mirë të sezonit.

Vendasit fituan me rezultatin 2-0 ndaj Barcelonës në ‘Mestalla’ në ndeshjen e vlefshme për javën e 21 në La Liga.

Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, por në fraksionin e dytë të lojës Valencia shënon dy herë. Fillimisht në minutën e 47’ ishte Jordi Alba që shënoi autogol ndërsa shifrat u dyfishuan nga Maxi Gomez (77’).

Kjo ishte edhe humbja e parë e trajnerit Quique Setien, skuadra e të cilit nuk bëri më shumë se mbi 700 pasime. Barcelona me 43 pikë qëndron provizorisht në vendin e parë, aq sa ka edhe Real Madrid me një ndeshje më pak.

Valencia e ka mposhtur Barcelonën pas 13 vitesh në ‘Mestalla’. Gabimin e Barçës do të tentojë ta shfrytëzojë Reali, për t’u shkëputur në tre pikë në renditjen e La Ligës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco