Lajmi i fundit

LIVE/ Grupi i dialogut në komisionin e ligjeve, deklaratë për mediat

Pritet zyrtarizimi te Interi, shikoni veprimin e fundit të Eriksen!

Pritet zyrtarizimi te Interi, shikoni veprimin e fundit të Eriksen!

16:53, 25/01/2020

Christian Eriksen i ka dhënë fund aventurës me Tottenham Hotspur.

Gjatë dy ditëve të fundit është raportuar për arritjen e marrëveshjes mes Interit dhe Tottenhamit për transferimin e mesfushorit danez.

Megjithatë, deri më tani ende nuk ka pasur asgjë zyrtare nga asnjëri klub, por si duket Eriksen tashmë e ka luajtur ndeshjen e fundit me “Spurs-at”.

Sot Tottenham luan ndeshjen në transfertë kundër Southamptonit e vlefshme për Kupën FA, ndërsa danezi nuk ndodhet fare as në formacion as në stolin rezervë.

Sipas “BBC Sport”, Eriksen do të përfundojë një transferim me vlerë 16.9 milionë sterlinash ose r thënë ndryshe rreth 20 milionë euro te Interi të hënën.

Christian Eriksen do të nënshkruajë me Interin një kontratë të vlefshme për 4 vite e gjysmë me vlerë deri në 10 milionë euro në sezon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco