Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Barcelona ka besim te aftësitë e Rey Manajt, sulmuesi shqiptar debuton sonte

Barcelona ka besim te aftësitë e Rey Manajt, sulmuesi shqiptar debuton sonte

14:40, 25/01/2020

Dita e sotme do të jetë tepër e veçantë për Rey Manajn. Sulmuesi lushnjar me shumë gjasa do të debutojë me fanellën e Barcelona B në ndeshjen ndaj Ejeas, duke filluar nga ora 19:00.

Klubi blaugranë ka publikuar dhe listën e të grumbulluarve për këtë sfidë, ku nuk mund të mungonte dhe emri i shqiptarit.

Në deklaratën e hedhur në “Tëitter” nga ana e klubit katalanas theksohet se debutimi i Manajt do të jetë një motiv më shumë për të fituar dhe sulmuesi i kombëtares sonë do të jetë një forcë e madhe për të arritur objektivat sezonalë.

Synimi i Barcelona B është të qëndrojë në vendet, që sigurojnë pjesëmarrjen në “Play-Off” për t’u ngjitur një kategori më lart dhe Manaj shihet si një lojtar që do të ndihmojë shumë për të arritur atje ku klubi dëshiron. Aktualisht Barcelona B është pjesë e Segunda Division B. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco