Formacionet zyrtare: Skënderbeu - Flamurtari

Formacionet zyrtare: Skënderbeu - Flamurtari

13:41, 25/01/2020

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes ndërmjet Skënderbeut dhe Flamurtarit, e vlefshme për javën e 19-të në Kategorinë Superiore.

Korçarët vijnë nnë këtë ndeshje me moralin e lartë pasi në mesjavë mposhtën e Partizanin.

Nga ana tjetër,vlonjatët po kalojnë moment shumë të vështira, teksa ende nuk e kanë provuar shijen e fitores në këtë kampionat.

Për sa i përket formacioneve zyrtare, tekniku i skuadrës korçare ka bërë vetëm një ndryshim nga sfida ndaj Partizanit, duke ulur në stol mesfushorin Shqiprim Taipi, teksa nga fillimi është aktivizuar Asion Daja.  Në krahun tjetër vlonjatën, vijnë në këtë sfidë me mbroje të arnuar. Bie në sy numri i madh i futbollistëve të rinj të aktivizuar.

FORMACIONET ZYRTARE:

SKËNDERBEU: Koliçi, Meksi, Dita, Pollozhani, Imami, Daja, Elezi, Ndeki, Gripshi, Bregu, Krasniqi. Trajner: Ilir Daja.

FLAMURTARI: Moçka, Gocaj, Nebihu, Qarri, Muçollari, Hoxhaj, Rrapaj, Vrapi, Kreshpa , Haruni, Ribaj. Trajner: Luan Birçe

GJYQTARË: Kreshnik Cjapi, Orgest Grabova, Nuri Rrapaj, Roxhers Muska

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco