Banderolë skandaloze, tifozët e Lazios sulmojnë sërish Zaniolon

Banderolë skandaloze, tifozët e Lazios sulmojnë sërish Zaniolon

13:19, 25/01/2020

Ditën e nesërme në Itali do të luhet derbi mes Romës dhe Lazios.

Sigurisht që kjo ndeshje pritet me shumë interes të madh nga tifozët e të dy skuadrave pasi midis tyre ka një rivalitet të madh.

Dhe ky rivalitet është konfirmuar me ndodhinë e fundit në kryeqytetin e Italisë.

Tifozët e Lazios, me në shënjestër Nikolo Zaniolon që pësoi një dëmtim të rëndë, kanë shpalosur një banderolë pranë qendrës stërvitore të Romës.
Image

Aty shkruhej: “Zaniolo si Roca, çalamani i Romës”, duke e shoqëruar këtë me figurën e një karrige me rrota.

Francesko Roca ka qenë pjesë e Romës mes 1972-1981, i cili gjithashtu pësoi një dëmtim të rëndë, duke kryer pesë operacione në gju.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco