Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me drejtuesit e Departamenteve

Dani Olmo firmos me Leipzig, ja fjalët e para si futbollist i klubit gjerman

Dani Olmo firmos me Leipzig, ja fjalët e para si futbollist i klubit gjerman

12:50, 25/01/2020

Tani është zyrtare, Dani Olmo  është lojtar i Leipzig. 21 vjeçari ka firmosur një kontratë deri më 30 qershor të vitit 2024. Gjermanët derdhën plot 35 milionë euro në arkat e Dinamo Zagreb për shërbimet e mesfushorit spanjoll.

Në një prononcim për faqen zyrtare të klubit të Leipzig, Olmo u shpreh se shpreson që ta ndihmojë ekipin të qëndrojë në vendin e parë të renditjes.

"RB Leipzig është një klub që më bind me filozofinë e tij të zhvillimit të lojtarëve talentuar. Tani po pres me padurim të njoh ekipin dhe të jem në fushë me shokët e mi të skuadrës. Do të doja të kontribuoja me forcat e mia dhe ta ndihmojë ekipin të qëndrojë në krye të renditjes në kampionat. "

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco