ZYRTARE/ Teuta mbyll bashkëpunimin me mbrojtësin shtatlartë

ZYRTARE/ Teuta mbyll bashkëpunimin me mbrojtësin shtatlartë

12:29, 25/01/2020

Pas disa lojtarëve të afruar tek skuadra e Teutës tashmë e kanë radhën largimet. Ditën e sotme me anë të një postimi në faqen zyrtare të klubit durrsak, është bërë e ditur mbyllja e marrëveshjes me shtatlartin e prapavijës, Silvester Shkalla.

Në postimin e saj, Teuta falënderonte 24 vjeçarin për kontributin e dhënë gjatë këtyre 4 viteve e gjysmë që ka qenë pjesë e “Djemëve të Detit”.

Mësohet se Shkalla do ta vazhdojë karrierën e tij tek ekipi i Bylisit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco