E kërkonte Milani, Olmo zgjedh klubin Gjerman

E kërkonte Milani, Olmo zgjedh klubin Gjerman

10:42, 25/01/2020

Dani Olmo ndodhet në Gjermani për të nënshkruar me klubin e Leipzig. Mesfushori spanjoll në këto momente po kryen testet mjekësore dhe në orët e ardhshme pritet të firmos dhe kontratën.

Kështu, futbollisti 21-vjeçar largohet nga Dinamo de Zagreb për t'u bashkuar me një klub të ri, por ambicioz, i cili aktualisht është në vend të parë në Bundesligën gjermane.

Kishte shumë ekipe që ishin interesuar për shërbimet Olmos. Mirëpo një ndër më të interesuarat ishte Milani, por që nuk arriti marrëveshje me Dinamo Zagreb për të nënshkruar me futbollistin. Oferta e Leipzig e ka bindur lojtarin, i cili nuk e mendoi dy herë.

Transferimi i Olmos i ka kushtuar klubit gjerman 30 milionë euro plus 15 milionë euro bonuse në qoftë se arrin objektivat. Mesfushori do të firmos për 4 vite me Leipzig.Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco