VIDEO/ Dormund fiton me rezultat të thellë ndaj Kolnit, Haaland sërish protagonist

VIDEO/ Dormund fiton me rezultat të thellë ndaj Kolnit, Haaland sërish protagonist

23:05, 24/01/2020

Borussia Dortmund mori një fitore të rëndësishme mbrëmjen e sotme në kampionat. Verdhezinjtë mposhtën me rezultatin e thellë 5-1 në “Signal Iduna Park” ekipin e Kolnit.

Sfida u zhbllokua nga Guerrero që në minutën e parë të takimit, ndërsa më pas ishin kapiteni Reus dhe Jadon Sancho që vunë në kasafortë suksesin.

Image

Uth shënoi golin e vetëm për miqtë në minutën e 64-t, ndërsa më pas erdhi momenti që në fushë të zbriste Erling Haaland, i cili debutoi një javë më parë me një tripletë.

Image

Sulmuesi i talentuar norvegjez nuk zhgënjeu as para tifozërisë verdhezi, pasi arriti të dërgojë dy hërë topin në rrjetë, duke kompletuar goleadën e Dortmundit, që u ngjit në kuotën e 36 pikëve.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco