Griezmann: Iu tregoj futbollistin më të mirë në botë

Griezmann: Iu tregoj futbollistin më të mirë në botë

22:31, 24/01/2020

Antoine Griezmann e konsideron Lionel Messin si lojtarin më të fortë në botë dhe synon të shkruaj histori përkrah argjentinasit në Barcelona.

Sulmuesi francez ka kapërcyer një fillim të vështirë në “Camp Nou” për të filluar me formën e lartë dhe shënimin e golave.

Ai tani ka regjistruar shtatë gola në 11 paraqitjet e tij të fundit në të gjitha garat.

“Është një gjë krenarie, unë jam shumë i lumtur që jam në Barcelonë. Babai im është shumë i lumtur që e ka parë djalin e tij duke luajtur në Barcelonë”, ka thënë fillimisht Griezmann për DAZN.

“Dua të shkruaj historinë e këtij klubi. Më duhet të punoj për ta bërë atë, duhet të punoj që të jem i rëndësishëm për këtë klub”.

“Shpresoj të përmirësohem si në gola ashtu edhe në asistime. Unë po adaptohem, duke u përpjekur të mësoj sa më shumë që është e mundur për taktikat”.

“Ndihem shumë mirë, fizikisht dhe mendërisht. Unë me të vërtetë dua të punoj. Unë me të vërtetë dua të përmirësohem”, tha ai.

Të punosh së bashku me gjashtë herë fituesin e Topit të Artë, Messi, në baza ditore është pozitive dhe këtë e ka thënë edhe Griezmann.

Sulmuesi francez thotë se Messi është lojtari më i mirë në botë.

 “Leo është lojtari më i mirë në botë dhe është mirë të ndash fushën me të. Unë përpiqem të kuptoj lëvizjet e tij dhe të lëviz mirë kur ai ka topin që të kem një lidhje më të mirë”.

 “Tani jam në Barcelona, klubi më i mirë në botë. Është një sfidë dhe mendoj se duhet të konkurrojmë në të gjitha garat, të përpiqemi të fitojmë gjithçka”, përfundoi ylli francez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco