Turpërohet Diego Simeone, Atletico eliminohet nga Kupa e Mbretit nga ekipi i ligës së tretë

Turpërohet Diego Simeone, Atletico eliminohet nga Kupa e Mbretit nga ekipi i ligës së tretë

08:42, 24/01/2020

Atletico e Madridit është eliminuar nga Kupa e Mbretit, nga skuadra e Leoneses, që militon në ligën e tretë spanjolle.

Bardhekuqtë u mposhtën me rezultatin 2-1, duke i befasuar të gjithë. Një disfatë e rëndë për një ekip si Atletico Madrid, teksa turpërohet trajneri Diego Simeone.

Leonesa e ka buxhetit 2.7 milionë euro, një shifër tepër modeste, pak a shumë e njëjtë me ato të klubeve shqiptare.

Ndërkohë që buxheti i Atleticos është 403 milionë euro, duke mos pasur të krahasuar.

Correa do të gjente golin në minutën e 62, por Castenda e dërgoi takimin në shtesë para mbylljes së 90 minutëshit.

Më pas në minutën e 108-të do të ishte Sergio Benito ai që tronditi kryeqytetasit, duke i siguruar fitoren historike skuadrës së tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco