Gjesti i pabesueshëm i Casemiro-s pas ndeshjes në Kupën e Mbretit

Gjesti i pabesueshëm i Casemiro-s pas ndeshjes në Kupën e Mbretit

23:41, 23/01/2020

Lojtarët e Unionistas de Salamanca u rikthyen në normalitet të enjten kur dolën në stërvitje në prag të ndeshjes ndaj Alaves B këtë fundjavë.

Megjithatë, ata janë shpërblyer për paraqitjen e bërë ndaj Real Madridit në Kupën e Mbretit teksa janë furnizuar me fanellat e lojtarëve kundërshtarë.

Lojtarët e Unionistas ishin në gjendje të mbanin fanellat që donin. Kapiteni Pioko mori atë të Benzema; David Gallego zgjëdhi Isco-n; Matthieu mori atë të Vazquez; ndërsa Jose Angel fanellën e Nacho-s.

Më i lumturi ishte Carl de la Nava, i cili ndërroi fanellën me brazilianin Casemiro.

“Për Carlos, me dashuri. Të uroj gjithë të mirat. Casemiro,” shkruhej aty. “Casemiro më kërkoi fanellën, ishte e pabesueshme. Ai është një djalë i pabesueshëm.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco