Ndeshja ndaj Partizanit, klubi i Kukësit jep njoftimin e rëndësishëm për tifozët

Ndeshja ndaj Partizanit, klubi i Kukësit jep njoftimin e rëndësishëm për tifozët

21:54, 23/01/2020

Të dielën në orën 19:00, Kukësi do të përballet ndaj Partizanit, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 19-të në Kategorinë Superiore.

Sfida do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” dhe së fundmi, klubi i Kukësit nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, ka bërë me dije se ka venë në dispozicion 2 autobusë falas, për tifozët, të cilët do të udhëtojnë për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës.

NJOFTIMI I KLUBIT:

Skuadrën tonë e pret një ndeshje e madhe në një stadium madhështor, të dielën në orën 19:00. Në “Air Albania” luajmë kundër Partizanit dhe mbështetja e tifozerisë duhet të jetë e madhe, në mënyrë që edhe futbollistët në fushë të mos ndihen vetëm dhe të kenë një motiv më shumë për ta kthyer ndeshjen në festë. 

Kështu, duke parë rëndësinë që tifozët kanë, klubi ka vënë në dispozicion të tyre 2 autobusë falas të cilët do të nisen nga qyteti i Kukësit ditën e diel. Të gjithë tifozët të cilët kanë dëshirë të mbështesin skuadrën e tyre, do të kenë mundësi të udhëtojnë falas drejt kryeqytetit. Detajet e udhëtimit do të bëhen të ditura në një njoftim të dytë, ndërkohë që ftojmë sa më shumë tifozë që të afrohen për të mbështetur skuadrën. Të nisim fazën e tretë në mënyrën më të mirë dhe së bashku, të luftojmë për të rikthyer titullin në Kukës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco