ZYRTARE: Nocerino mbyll karrierën si futbollist, synon të bëhet trajner!

ZYRTARE: Nocerino mbyll karrierën si futbollist, synon të bëhet trajner!

21:52, 23/01/2020

Antonio Nocerino i ka dhënë fund karrierës së tij.

Dikur lojtar i Milan, Nocerino, sot ka vendosur të mbyllë karrierën prej futbollisti dhe synon nisë punën si trajner.

Nocerino ka qenë pa skuadër që kur përfundonte aventurën e tij me Beneventon.

Nocerino gjatë karrierës së tij ka luajtur me klube të njohura si, Genoa, Crotone, Palermo, Milan, Torino dhe Parma ka lënë futbollin pas 247 ndeshjeve në Serie A, ku ka shënuar 21 herë dhe ka asistuar 15 herë.

Gjithashtu Nocerino ka zhvilluar edhe15 paraqitje me kombëtaren e Italisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco