Mourinho gjen në Spanjë sulmuesin që do të zëvendësojë Harry Kane te Tottenhami

Mourinho gjen në Spanjë sulmuesin që do të zëvendësojë Harry Kane te Tottenhami

13:37, 23/01/2020

Dëmtimi i Harry Kane ka bërë që drejtuesit e Tottenhamit të kërkojnë përforcime në sulm.

Mesa duket, pas disa emrave dhe tratativave, Jose Mourinho do ta ketë shumë shpejt lojtarin që do të shërbejë si pikë referimi në repartin e avancuar.

Bëhet fjalë për lojtarin e Real Sociedadit, Willian Jose.

28-vjeçari pritet të udhëtojë drejt Londrës në orët e ardhshme për të kryer vizitat mjekësore, ndërkohë që ende nuk dihen shifrat e kësaj marrëveshjeje.

Willian Jose ka një klauzolë largimi 70 milionë euro me Sociedadin, por klubet kanë arritur akordin për një tjetër shifër.

Këtë sezon braziliani ka shënuar 8 gola në 21 takime me klubin nga San Sebastiani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco