Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Stoli i bën dëm, Lucas Paqueta përjeton gjendje ankthi te Milani

Stoli i bën dëm, Lucas Paqueta përjeton gjendje ankthi te Milani

10:04, 23/01/2020

Lucas Paqueta iu bashkua Milanit sezonin që lamë pas dhe ishte një ndër të preferuarit e Gattusos, por me Piolin gjërat kanë ndryshuar për brazilianin.

Ndaj Udineses ai qëndroi për të gjashtën ndeshje radhazi në stol dhe kjo duket se i ka bërë dëm.

Siç raporton “La Repubblica”, Paqueta pas sfidës përjetoi një gjendje ankthi.

Lojtari u dërgua në klinikë për një kontroll, teksa gjendja e tij nuk ishte dhe aq shqetësuese.

Lojtari dëshiron të largohet me çdo kusht nga Milani, pasi po humbet fanellën e Kombëtares dhe kjo gjë duket se e streson atë.

Paqueta iu bashkua Milanit një vit më parë për një shumë rreth 38 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco