Zidane flet për dëmtimin e Gareth Bale në Kupën e Mbretit

Zidane flet për dëmtimin e Gareth Bale në Kupën e Mbretit

09:16, 23/01/2020

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka bërë të ditur se Gareth Bale do të jetë nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor, pasi pësoi një dëmtim të lehtë në kyçin e këmbës në ndeshjen e së mërkurës, kur u kthye në formacionin e parë të Real Madridit.

Gareth Bale shënoi golin e parë në fitoren me rezultatin 3-1 të Real Madridit kundër Unionistas de Salamanca në Kupën e Mbretit, teksa u zëvendësua në minutën e 53-të.

Ylli i Uellsit, i cili është përballur me probleme gjatë këtij sezoni, e bëri paraqitjen e tij të parë mbrëmë që nga fitorja e La Ligës kundër Getafes më 4 janar.

“Ai e ka kyçin pak të përdredhur. Nuk mendoj se është dëmtim serioz, por si gjithmonë këtë do ta marrim vesh më vonë. Ai nuk mund të vazhdonte të luante”, tha Zidane.

Kjo e vë në dyshim paraqitjen e Bale në skuadrën e Real Madridit sërish të dielën, kur Real Madridi do të përballet me Real Valladolidin në La Liga.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco