VIDEO/ Pasimi me by*ë, shpikja e re e Neymar që po bën xhiron në rrjet

VIDEO/ Pasimi me by*ë, shpikja e re e Neymar që po bën xhiron në rrjet

23:44, 22/01/2020

PSG fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Reimsit dhe kaloi në finalen e Kupës së Ligës në Francës , në një ndeshje që më shumë është parë si argëtim për vendasit.

Në këtë sfidë, brazoliani Neymar tregoi edhe një herën klasin e tij, ndërsa pasimi që po bënë xhiron në rrjetet sociale është ai kur ylli i PSG e pason  topin me të ndenjura, duke bërë që i gjithë publiku në stadium të ngrihet në këmbë.

Por gjithashtu një tjetër rast komik gjen si protagonist Mbappen.

Në versionin e përditësuar 2.0 të Maradonës, ka dërguar topin në rrjetë me dorë, megjithëse ishte shumë larg “dorës së Zotit”.

Spektakël, gola dhe pak turpërim ndaj kundërshtarit, padyshim që tifozët e Reims nuk janë larguar të kënaqur nga stadiumi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco