PSG kualifikohet në finalen e Kupës së Ligës

PSG kualifikohet në finalen e Kupës së Ligës

23:34, 22/01/2020

PSG fitojë me rezultatin 3-0 ndaj Reimsit dhe kaloi në finalen e Kupës së Ligës në Francës.

Sfida u hap shpejt në këtë takim, Marqiunhos shënoi për parisienët që në minutën e 9-të.

Vendësit provuan të reagonin, por e kishin të pamundur. Në të 31’, autogoli i N’Clomande do t’i jepte akoma edhe me shumë siguri PSG-së.

Image

Në pjesën e dytë panorama nuk ndryshoi. Parisi vazhdoi me sulme të njëpasnjëshme, ndërsa vendësve nuk u ngeli gjë tjetër veçse të prisnin në mbrojtje. Reims do të mbyllte ndeshjen me 10 lojtarë, pasi në të 74’ Munetsi do të ndëshkohej me karton të kuq.  Ndërsa në minutën e 78’ Kouassi do të dërgonte topin ne fundin e rrjetës për herë të 3-të për skuadrën e tij.

Herën e fundit PSG e ka fituar Kupës së Ligës në vitin 2018 e tashmë i jepet një tjetër shans për ta ngritur këtë trofe, teksa në finale do të përballet me Lyonin.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco