Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO/ Drama e basketbollistit të NBA, nga milioner përfundon në i pastrehë

VIDEO/ Drama e basketbollistit të NBA, nga milioner përfundon në i pastrehë

17:42, 22/01/2020

Delonte West ka patur një karrierë të suksesshme në NBA. 36 vjeçari ka fituar plot 16 milion dollar gjatë gjithë karrierës së tij në basketbollin amerikan.

Mirëpo, problemet psikologjike dhe varësia nga droga kanë bërë që ai sot të jetë një njeri i pastrehë. Ëest dikur ka qenë shok skuadre me LeBron James te Cleveland Cavaliers dhe ka luajtur rreth 400 ndeshje, por sot jeton në rrugë.

Në mediat amerikane po qarkullojnë disa video ku ish-basketbollisti i NBA thotë se është dhunuar në rrugët e Uashingtonit. “Erdhi drejt meje me një armë, unë po ecja në rrugë”, dëgjohet të thotë ish-basketbollisti. Kur pyetet për më tepër detaje, ai përsërit vetëm një frazë: “Nuk më plas fare”.

Në një video tjetër që qarkullon në mediat sociale, dikush që ngjan me West shihet i shtrirë në tokë duke u rrahur nga një burrë tjetër, në mes të një rruge me trak.

Menjëherë pas publikimit të videove, shumë basketbollistë të NBA i kanë bërë thirrje organizatës që ta ndihmojë urgjentisht 36-vjeçarin që ka luajtur me Boston Celtics, Seattle SuperSonics, Cleveland Cavaliers dhe Dallas Mavericks.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco