Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO/ Luftëtari – Kukësi, barazim mes polemikash

VIDEO/ Luftëtari – Kukësi, barazim mes polemikash

16:13, 22/01/2020

Nuk ka fitues në sfidën mes Luftëtarit dhe Kukësit, e vlefshme për javën e  18-të të Kategorisë Superiore. Një sfidë me raste të shumta shënimi dhe me duele të shumta, por pa fitues dhe pa gola.

Nuk munguan as polemikat, teksa gjirokastritët gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 35-të, me anë të sulmuesit Oshafi, por goli u anulua për faull në sulm. Ky vendim nuk u prit mirë nga vendasit, të cilët protestuan ashpër. Nga pamjet duket qartë që kemi të bëjmë me një gol të rregullt dhe gjyqtari ka gabuar.

Vlen për t’u theksuar paraqitje dinjitoze e skuadrës së Luftëtarit, e cila zhvilloi një lojë tepër pozitive, duke krijuar mundësi të shumta shënimi. Me barazimin e sotëm, Kukësi u ngjit në kuotën e 32 pikëve, ndërkohë që Luftëtari mban vendin e 9-të me 12 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco