Michael Schumacher nuk gjen rehat, vidhen foto të tij në koma dhe shiten për 1 milion euro

Michael Schumacher nuk gjen rehat, vidhen foto të tij në koma dhe shiten për 1 milion euro

15:25, 22/01/2020

Spekulimet dhe hipotezat e rrethojnë jetën e Michael Schumacher prej 6 vitesh në koma, me mjekët që tentojnë një rehabilitim të vështirë.

Kujtojmë se kampioni i madh i Formula 1 u aksidentua duke bërë ski më 29 dhjetor 2013 dhe prej asaj kohe nuk dihet situata e tij reale shëndetësore.

Për pasojë, misteri për situatën që po kalon, pas 6 vitesh në koma, i mbajtur në këtë botë me aparatura, është i madh.

Sipas tabloidit britanik “The Mirror”, disa fotografi të Schumit në situatën aktuale shëndetësore, të përcaktuara si "makabër", të vjedhura brenda shtëpisë së tij në Zvicër, ku po kryen rehabilitimin, janë ofruar në shitje për shumën e 1 milion euro.

Nëse publikohen fotot në fjalë, për shtatë herë kampionin botëror të F1 do të ishte një shkelje shumë e rëndë e intimitetit, përkundër protokollit të konfidencialitetit të ngurtë dhe të rreptë të krijuar nga familja përreth tij.

Gruaja e Michael, Corinna, menjëherë ndërmori veprime për të mbrojtur privatësinë dhe sigurinë e ish-pilotit të “Ferrari” dhe “Mercedes”, duke iu drejtuar avokatëve të tij dhe policisë zvicerane për të mos lejuar botimin e këtyre fotove, duke nxitur kështu spekulime të mëtejshme për kushtet reale, teksa gjendja shëndetësore e Schumit mbetet e panjohur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco