Mbappe: Jam vonë për të bërë karrierë si Messi, tani frymëzohem nga Ronaldo

Mbappe: Jam vonë për të bërë karrierë si Messi, tani frymëzohem nga Ronaldo

14:15, 22/01/2020

Ylli francez i Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe, beson se ai duhet të frymëzohet për karrierën e tij nga Cristiano Ronaldo, pasi është shumë vonë të bëhet si Lionel Messi (ta mbyllë karrierën me vetëm një klub).

Para se të transferohej te Paris Saint-Germain, Mbappe ishte përfolur shumë për një kalim te Real Madridi.

Këto spekulime për transferimin në “Santiago Bernabeu” nuk janë ndalur asnjëherë, që nga atëherë.

“Është shumë vonë për mua të bëj një karrierë si të Messit, do të duhej të kisha qëndruar në Monaco. Pa larguar asgjë nga trashëgimia e Messit, tani unë duhet të kërkoj frymëzim te karriera e Cristianos”, ka thënë Mbappe.

“Juventusit gjithmonë u ka munguar diçka për t’ia dhënë atyre epërsinë në sezonet e fundit, mirëpo tani e kanë Cristianon. Ai është një lojtar që me të fiton trofe të mëdha. Këtë vit, Juventusi është ndër favoritët në Ligën e Kampionëve, mes të zakonshmëve, Real Madridit, Barcelonës dhe Liverpoolit”, tha 21-vjeçari francez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco