Për Guinnes/ Firmos kontratë futbollisti më i vjetër në botë, është 75 vjeç

Për Guinnes/ Firmos kontratë futbollisti më i vjetër në botë, është 75 vjeç

12:59, 22/01/2020

Klubi i nivelit të tretë të futbollit në Egjipt, 6th October, ka konfirmuar transferimin e Ezz El-Din Bahader, i cili nënshkroi kontratë në moshën 75-vjeçare.

Nëse Ezz El-Din Bahader do të luajë në ndonjë ndeshje, ai do të bëhet futbollisti më i vjetër në histori.

Këtë rekord aktualisht e mban Isaak Hayik, i cili luajti në një ndeshje për klubin e nivelit të katërt të futbollit në Izrael, Ironi Or Yehuda, në prill të vitit të kaluar, në moshën 73-vjeçare.

Bahader tani pritet t’ia thyejë këtë rekord, pasi Federata e Futbollit e Egjiptit është shprehur entuziaste për t’u shkruar në librat e rekordeve.

“Sot, Federata e Futbollit e Egjiptit e ka regjistruar futbollistin profesionist më të vjetër në botë, gjatë merkatos së janarit. Ai është 75-vjeçari Ezz El-Din Bahader, i cili nënshkroi kontratë me 6th October, në ligën e tretë. Ai është i përgatitur të hyjë në Enciklopedinë Botërore të Guiness për rekorde”, shkruhet në postimin e Federatës Egjiptiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco