Napoli-Lazio, vlerësime negative për Hysajn dhe Strakoshën

Napoli-Lazio, vlerësime negative për Hysajn dhe Strakoshën

10:09, 22/01/2020

Ndeshja e djeshme mes Napolit dhe Lazios ka parë përballë njëri-tjetrit Elseid Hysajn dhe Thomas Strakoshën në një duel që në fund pa napolitanët t’i gazoheshin kalimit në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Por paraqitja e dy lojtarëve shqiptarë nuk ka qenë edhe aq mbresëlënëse, të paktën sipas “Eurosport”.

Portali i versionit italian të rrjetit të njohur sportiv ka “masakruar” dy futbollistët shqiptarë për paraqitjen e tyre, duke i zgjedhur mes më të dobëtëve në fushën e lojës.

Gjithçka fillon me Hysajn, protagonist që la fushën pas 19 minutash me karton të kuq dhe të cilit i ka vënë notën 4.

“19 minuta në fushë, një penallti e shkaktuar, një karton i verdhë i parë dhe i dytë. Ndeshja e tij përmblidhet në këto “perla”. Katastrofë”, shkruan portali i “Eurosport” për mbrojtësin e përfaqësueses shqiptare.

Ndërkohë, edhe Thomas Strakosha nuk ka dalë pa kritika të ashpra nga kjo sfidë.

“Jo i pagabueshëm. Lë të kalojë mes këmbëve e djathta fituese e Insinje dhe më shumë se dorashka duket sikur ka dy sapunë që i mbulojnë duart”, është vlerësimi për Strakoshën të cilit i është vënë nota 5.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco