Egbo e njeh mirë Bylisin, ja çfarë thotë për ndeshjen e parë të Tiranës për këtë vit

Egbo e njeh mirë Bylisin, ja çfarë thotë për ndeshjen e parë të Tiranës për këtë vit

15:42, 21/01/2020

Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo, ka dalë ditën e sotme në konferencë për shtyp teksa ka folur për ndeshjen e nesërme ndaj Bylisit në kampionat.

Tekniku ka theksuar se është një ndeshje përballë një rivali direkt, ndërsa shtoi se në merkato ka nevojë për një mbrojtës dhe beson se klubi do ia plotësojë dëshirën.

Si shkoi faza përgatitore e Tiranës?

Faza ka shkuar shumë mirë në pritshmëritë tona. Mendoj se ekipi është gati për kampionatin. Jemi në 100 % si në tre ndeshjet e fundit.

Po merkato?

Ne e dimë që ka nevojë për përforcime sidomos në mbrojtje. Klubi po punon për përforcime dhe ka ende kohë deri në fund dhe mendoj se do kemi një përforcim edhe një ekip të kompletuar.

Nesër keni ndeshjen me Bylisin, si e vlerësoni?

Çdo ndeshje është e vështirë. Nuk ka më ndeshje të lehta, edhe me ekipin e fundit të tabelës kanë interesat e veta, dhe duan të tregojnë diçka. Kemi ndeshje direkte nesër. Një fitore do të ishte shumë e mirë për ekipin. Kam qenë në Ballsh, është një ekip që gjithmonë në fushë luajnë të bashkuar dhe kanë çunat të rinj që duan të tregojnë se çfarë mund të bëjnë. Është një ekip shumë i fortë si brenda edhe jashtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco