Shtohet konkurrenca për talentin e Serie A

Shtohet konkurrenca për talentin e Serie A

14:46, 21/01/2020

Sandro Tonali është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Brescias. 19-vjeçari ndihmoi klubin e tij sezonin e kaluar të ngjitej në Seria A, ndërsa këtë sezon po përpiqet që ta mbajë në kategorinë më të lartë të futbollit italian.

Por edhe nëse Brescia arrin të shpëtojë në përfundim të këtij sezoni, vështirë se Tonali do të jetë pjesë e “Dallëndysheve” edhe për sezonin e ardhshëm.

Mesfushori pëlqehet shumë nga Juventusi dhe Interi, që në verë pritet të nisin një duel mes tyre për të marrë shërbimet e tij.

Por së fundmi konkurrenca për Tonalin është bërë edhe më e fortë, pasi për të kanë shfaqur interes PSG dhe Manchester City.

Francezët kërkojnë të përsërisin të njëjtin operacion siç bënë me Verratin para disa vitesh, ndërkohë që tek anglezët është Pep Guardiola ai që e pëlqen shumë mesfushorin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco