Barcelona piketon Timo Werner si zëvendësuesin e Luis Suarez

Barcelona piketon Timo Werner si zëvendësuesin e Luis Suarez

14:18, 21/01/2020

Barcelona ka shtuar kërkimin për një sulmues të ri, pasi u gjend nën panik kur u konfirmua lajmi se Luis Suarez do të mungojë për katër muaj për shkak të dëmtimit.

Ylli uruguaian do të jetë jashtë fushës së lojës për pjesën e mbetur të sezonit duke lënë klubin katalanas në nevojë për një numër 9.

E përditshmja sportive katalanase “Sport” raporton se trajneri i ri, Quique Setien, ka identifikuar zëvendësuesin e Suarezit.

Barcelona është e interesuar për transferimin e goleadorit të Leipzigut, Timo Werner.

Gjermani ka shkëlqyer me paraqitjet e tij te skuadra e Bundesligës duke zgjuar interesim nga disa klube të mëdha evropiane, përfshirë edhe Real Madridin.

Tashmë është Barcelona që interesohet seriozisht për Timo Werner, pasi do patjetër një sulmues për të mbushur boshllëkun e lënë nga Luis Suarez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco