Jose Mourinho nis përplasjet me lojtarët te Tottenhami

Jose Mourinho nis përplasjet me lojtarët te Tottenhami

12:32, 21/01/2020

Trajneri Jose Mourinho gjatë karrierës së tij nuk i ka pasur të pakta rastet kur ka pasur kundërshtime nga lojtarët që trajnonte.

Rasti i fundit ishte te Manchester United kur marrëdhënia me Pogba e Lukakun u acarua tej mase dhe nuk mund të fshihej.

Së fundmi, portugezi ka marrë drejtimin e Tottenham, ndërsa në stërvitjen e kësaj të diele ka ardhur edhe përplasja e parë me një prej futbollistëve.

Bëhet fjalë për Deni Rose, i cili u la jashtë nga tekniku në ndeshjen e fundit të kampionatit.

Arsyeja e Mourinhos ishte se mbrojtësi kishte dëmtim në shpinë, megjithatë ditën tjetër britaniku është stërvitur normalisht si për të treguar se nuk ka pasur asnjë problem fizik.

Ndërkohë, mes Mourinhos dhe lojtarit ka pasur edhe një bisedë, ku ky i fundit ka kërkuar shpjegim për situatën.

Ndërkaq, mediat angleze theksojnë se veprimi i Rose për të kërkuar shpjegim nga trajneri, nuk është pritur mirë nga një pjesë e grupit të futbollistëve.

Kështu, përveç një mini krize që po kalon Tottenham teksa nuk fiton në kampionat prej katër ndeshjesh radhazi, tashmë Mourinho duhet të menaxhojë edhe një moment pakënaqësie mes futbollistëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco