Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Guardiola kundër zgjerimit të Championsit: Humbet cilësia

Guardiola kundër zgjerimit të Championsit: Humbet cilësia

10:08, 21/01/2020

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka thënë në formë batute se viti do të duhet të zgjasë 400 ose 500 ditë për t’i bërë vend propozimit për zgjerimin e Ligës së Kampionëve, duke pasur parasysh se klubet e Premierligës edhe kështu e kanë agjendën mjaft të ngarkuar.

Shoqata e Klubeve Evropiane (ECA) dhe UEFA janë në negociata për t’i shtuar edhe katër ndeshje në agjendën e Ligës së Kampionëve.

Ky ndryshim do të bënte që finalistët të luajnë gjithsej 17 ndeshje.

Manchester City po bëhet gati për të luajtur sot ndeshjen e tetë brenda tre javëve e gjysmë, teksa Guardiola e ka kundërshtuar këtë propozim për zgjerimin e Ligës së Kampionëve.

“Mendoj se zgjidhja është se do të duhet ta bëjmë vitin me 400 ditë. Kjo është zgjidhja e vetme, ta bëjmë vitin me 400 ose 500 ditë pak a shumë. Pas kësaj ne do të kishim mundësi ta nisnim një tjetër garë”, ka thënë Guardiola.

“Ndoshta UEFA dhe FIFA duhet ta shqyrtojnë këtë mundësi. Problemi për këtë ide është se kemi shumë pak ditë brenda një viti. Eliminojini garat. Largojini të gjitha, kështu do të kemi më pak ndeshje”, shtoi Guardiola.

“Më pak ndeshje, më pak gara, më pak skuadra, më shumë cilësi, më pak sasi. Njerëzit do ta shijojnë. Njerëzit do të shkojnë në teatër, në kinema, në restorante, t’i shikojnë fishekzjarrët. Këtë do ta bëjnë. Ka më pak ndeshje në Gjermani dhe Spanjë, shumë më pak sesa këtu në Angli. Në Bundesligë luajnë 18 ekipe e jo 20 dhe ata e kanë një kupë dhe jo dy. Ata kanë pushim dimëror, gjithashtu edhe në Spanjë. Kupa luhet me nga një ndeshje, jo vajtje-ardhje. Kështu që është një dallim i madh”, përfundoi tekniku spanjoll i Manchester Cityt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco