Juventus prenoton ‘sozinë’ e Pirlos, kushton 50 milion euro

Juventus prenoton ‘sozinë’ e Pirlos, kushton 50 milion euro

08:53, 21/01/2020

Juventus ka filluar të planifikojë përforcimet e ardhshme. Bardhezinjtë janë në kërkim të talentëve të rinj dhe pas arritjes së marrëveshjes me Parmën për transferimin e Dejan Kulusevskit, skuadra kampione është në kërkim të një tjetër potenciali të madh.

“Goal Italia” raporton se mesfushori i Brescias, Sandro Tonali, është objektiv i madh i Juventusit për merkaton e verës.

Tonali konsiderohet si “Pirlo i ardhshëm” në futbollin italian.

Brescia kërkon 50 milionë euro për shitjen e tij, pas përfundimit të këtij sezoni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco