Mbërrin në Milano futbollisti i Chelseat, do kryejë vizitat mjekësore tek Interi

Mbërrin në Milano futbollisti i Chelseat, do kryejë vizitat mjekësore tek Interi

08:36, 21/01/2020

Pasi dështoi shkëmbimi mes Politanos dhe Spinnazzolës, Interi ka arritur të gjejë një tjetër futbollist anësor dhe bëhet fjalë për nigerianin Victor Moses, i cili është stërvitur nga Antonio Conte edhe te skuadra e Chelseat.

Futbollisti 29-vjeçar ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në Milano dhe sot pritet të kryejë vizitat mjekësore, para se të firmosë një kontratë 6-mujore me Interin, që po e merr në huazim nga Chelsea dhe ka ruajtur të drejtën e blerjes përfundimtare në verë.

Victor Moses ishte në huazim te turqit e Fenerbahces, por pas marrëveshjes mes Chelseat dhe Interit, ka lënë Stambollin për t’iu bashkuar Contes në Milano dhe për të provuar triumfin në kampionat, ashtu siç bënë tre sezone më parë në Angli.

Ndërkohë vijon ende puna për mesfushorin Christian Eriksen, teksa vetë Drejtori Sportiv zikaltër Piero Ausilio deklaroi dje në një intervistë për mediat italiane se Interi ka bërë edhe ofertën e parë zyrtare për të marrë danezin nga Tottenham.

“Po flasim për një mesfushor të një niveli mjaft të lartë, që ndiqet nga shumë klube të ndryshme europiane, megjithatë ne kemi bërë ofertën tonë zyrtare te Tottenham dhe presim përgjigjen prej tyre”, deklaroi Ausilio.

Mediat në Itali pretendojnë se Interi ka ofruar 18 milionë euro për kartonin e danezit, ndërsa gjasat janë që numri një i Tottenhamit, Daniel Levy të pranojë ofertën, për të mos e humbur fantazistin me parametra zero në verë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco