Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

SPAL-i bën surprizën duke mposhtur Atalantën

SPAL-i bën surprizën duke mposhtur Atalantën

23:34, 20/01/2020

SPAL-it ka bërë befasinë e madhe duke mposhtur Atalantën.

Skuadra që pozicionohet në vendin e parafundit në klasifikimin e Serie A ka mposhtur 2-1 të besuarit e Gasperinit në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-t në Serie A.

Vendasit kaluan të parët në avantazh pas minutës së 16’, kur Josip Ilicic mposhti me finte Etrit Berishën.

Por reagimi i SPAL-it ishte befasues pasi gjetën dy herë golin. Fillimisht, ishte Andrea Petagna, i cili në minutën e 54’ arriti të barazonte shifrat në 1-1. Ndërsa për përmbysjen e rezultatit mendoi Mattia Valoti i cili realizoi në minutën e 60’ të takimit.

30 minuta nuk mjaftuan për Atalanta që të reagonte dhe tashmë ata mbeten në kuotën e 35 pikëve duke u renditur në vendin e 5-të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco