Skënderbeu – Flamurtari, Ilir Daja: Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë!

Skënderbeu – Flamurtari, Ilir Daja: Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë!

20:12, 20/01/2020

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja ka folur për përballjen ndaj Partizanit e vlefshme për javë e 18-të në Kategorinë Superiore.

Trajneri i skuadrës korçare doli ditën e sotme në konferencën e zakonshme ku vlerësoi maksimalisht kundërshtarin.

Tekniku kryeqytetas hodhi dritë edhe në lidhje me lëvizjet në merkato, teksa deklaroi:

 “Kryesore është që në këtë periudhë të dytë të gjysmës së kampionatit e kemi të gjithë grupin në dispozicion përveç Pëllumbit që vuan një dëmtim nga viti i kaluar. Kemi mungesën e Dajës. Për sa i përket merkato, me qenë se jemi 10 ditë përpara mbylljes, do flas vetëm për afrimet zyrtare. Është Eni Imami, një lojtar me eksperiencë. Pavarësisht se ne do të na duhet ta përdorim që jo në pozicionin e tij që ka luajtur në këto vite.

Ndërsa për afrime të tjera nuk mundet të themi asgjë më tepër, për deri sa nuk janë bërë zyrtare. Duke qenë se nesër kemi një ndeshje të vështirë, kundrejt Partizanit, ekipit kampion në fuqi, që është një nga pretendentët për fitimin e kampionatit. Është një ndeshje shumë e vështirë. Vështirësia qëndron në faktin që ka një staf të ri që nuk është prezantuar në asnjë ndeshje zyrtare. Do na duhet të marrim info nëpërmjet lojës.

E dimë që në ndeshje të tilla, kemi qenë gjithmonë me motivim maksimal. Besoj që do të djersimë shumë dhe do të pretendojmë të marrim 3 pikë. Deri në këto momente nuk është se kemi ndonjë largim. Merkatot në dalje duhet të njoftohen zyrtarisht nga drejtuesit e klubit. Deri tani nuk kemi asnjë njoftim zyrtar. Besoj se nuk do të ketë rrjedhje në këto 10 ditë të mbetur të merkatos”, u shpreh Daja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco