Aksident i qëllimshëm/ Në Itali tifozi përplas për vdekje ultrasin e skuadrës rivale

Aksident i qëllimshëm/ Në Itali tifozi përplas për vdekje ultrasin e skuadrës rivale

19:31, 20/01/2020

Një ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin në Itali.

Policia ka arrestuar 25 persona pasi një tifoz i futbollit u ekzekutua për vdekje nga një makinë e drejtuar nga ultrasit rivalë në ligat amatore, shkruan “Football-Italia”, raporton SYRI.net.

Ngjarja ka ndodhur ditën e diel në zonën e Potenza, teksa tifozi në fjalë, 30 vjeç, po priste shokët e tjerë për të shkuar në stadium.

Sulmi ishte përgatitur nga tifozët e ekipit të Melfit ndaj atij të Vultur Rioneros. Kanë qenë 5 makina të cilat kanë tentuar të shtypin tifozin e Melfit, ndërsa është arrestuar shoferi i makinës tip “Fiat Punto”.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco