Përshëndetja fashiste/ Presidenti i Lazios letër për ultrasit: Paguani gjobën 50 mijë euro!

Përshëndetja fashiste/ Presidenti i Lazios letër për ultrasit: Paguani gjobën 50 mijë euro!

19:02, 20/01/2020

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito ka një kërkesë interesante për tifozët që bënë “përshëndetje fashiste” në sfidën e 3 tetorit të Europa League (Lacio 2-1 Rene).

Pas gjobës nga UEFA, Lotito u ka dërguar nga një letër çdo ultrasi të Lazios të identifikuar nga policia për t’u kërkuar të rimbursojnë klubin bardhekaltër.

Sipas mediave italiane, Lacio kërkon nga ultrasit e vet të paguajnë 50 mijë euro për ndëshkimin financiar që UEFA i dha klubit italian.

“Nga pamjet filmike të siguruara nga UEFA dhe hetimet e policisë, konfirmohet se ju jeni përgjegjës për sjelljet e pahijshme dhe akuzat e ngritura ndaj jush. Përveç aspektit penal, sjellja juaj ka shkaktuar dëme financiare klubit duke ndikuar në shitjen e biletave, kosto që llogaritet në 50 mijë €.

Mbi të gjitha, sjellja e juaj ka cënuar detyrimet e Kodit të Etikës”, shkruhet në letrën e firmosur nga presidenti i Lazios, Claudio Lotito.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco