‘Goditja’ e dytë në merkato, futbollisti nësër kryen testet mjekësore me Interin!

‘Goditja’ e dytë në merkato, futbollisti nësër kryen testet mjekësore me Interin!

17:31, 20/01/2020

Victor Moses do të jetë afrimi i dytë në merkato i Interit.

Mediat britanike dhe ato italiane bëjnë me dije, se klubi zikaltër ka arritur akordin me Chelsean për huazimin e futbollistit nigerian deri në fund të sezonit, me të drejtë blerje për 10 milionë euro.

Raportohet se palët kanë arritur akordin total, teksa shumë shpejt do të vijë edhe zyrtarizimi. Victor Moses aktualisht është i huazuar te Fenerbahçe në kampionatin turk, kurse trajneri Antonio Conte ka shprehur dëshirën e madhe për të nënshkruar me 29-vjeçarin që shihet si një alternativë cilësore në krahun e djathtë.

Transferimi i Mozes drejt Interit është konfirmuar edhe nga trajneri i Chelseas, Lampard, i cili në një prononcim u shpreh: “Viktor Mozes do të rikthehet te Çelsi, sepse do të firmosë për një ekip tjetër”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco