Ish-futbollisti i Milanit pranë transferimit në Shqipëri

Ish-futbollisti i Milanit pranë transferimit në Shqipëri

17:17, 20/01/2020

Flamurtari po kalon një moment shumë të vështirë, teksa ndodhen në fund të renditjes dhe rrezikojnë seriozisht rënien një kategori më poshtë, por kjo nuk i ndalon vlonjatët të përforcojnë ekipin.

Ditën e djeshme, në një intervistë të dhënë, administratori Sinan Idrizi, u shpreh se po punon për të përforcuar ekipi, duke thënë se do të afrohen dy ish-lojtarë të Milanit.

Mësohet se një nga ta pritet të jetë Taye Taiwo, i cili ka pasur një karrierë të pasur, ku ka qenë pjesë e disa ekipeve të mëdha. Ky i fundit ka mbërritur në Vlorë ditën e sotme, ku po bisedohet për një kalim te kuqezinjtë. Ndërkohë te Flamurtari janë në pritje të FIFA-s, për shkak se e kanë merkaton e bllokuar.

Nga fillimi i këtij viti, mbrojtësi është një futbollist i lirë, pasi mbylli aventurën me finlandezët e Rops. Në të kaluarën Taivo ka luajtur me ekipe si Milani, Marsille, Queens Park Rangers , Dinamo Kiev. Nigeriani do të ishte një përforcim me peshë te Flamurtari, kjo edhe për shkak të eksperiencës që ai ka.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco