VIDEO-FOTO/ Portieri i M. United bën aksident, shkatërrohet Lamborghini

VIDEO-FOTO/ Portieri i M. United bën aksident, shkatërrohet Lamborghini

13:53, 20/01/2020

Portieri i Manchester United, Sergio Romero, pësoi sot një aksident me makinën e tij sportive me vlerë 170 mijë paundë afër kompleksit stërvitor të klubit.

Romero, i cili është portier i dytë pas De Geas, u fotografua duke qëndruar pranë Lamborghinit të të tij, në krah të rrugës, afër kompleksit “Carrington”.

Makina dukej qartë se kishte pësuar dëme serioze, pasi kishte kaluar tej përtej barrierën anësore të rrugës.

Klubi i Manchester United ka konfirmuar se lojtari nuk është lënduar. 32-vjeçari luan në “Old Trafford” që nga viti 2015 dhe është aktivizuar në 9 takime në të gjitha garat këtë sezon.

Argjentinasi ishte në stol edhe në humbjen 2-0 përballë Liverpoolit, në “Anfield”.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco