Ibrahimovic thyen rekord në fitoren e Milanit me Udinezen

Ibrahimovic thyen rekord në fitoren e Milanit me Udinezen

20:22, 19/01/2020

Zlatan Ibrahimovic mban 38 vite mbi supe, por akoma nuk “harron” të thyejë rekorde.

Fitorja e sotme e kuqezinjve ndaj Udinezes me rezultatin 3-2 i ka shërbyer për të thyer një rekord, edhe pse suedezi nuk e kishte emrin në listën e golashënuesve.

Ai është futbollisti, që i janë dashur më pak ndeshje për të arritur kuotën e 150 fitoreve në Serie A.

Sulmuesit shtatlartë i janë dashur 222 sfida me ekipet e Juventus, Inter dhe Milan për të thyer rekordin, që më parë mbahej nga Esteban Cambiaso.

Argjentinasit iu nevojitën tetë ndeshje më shumë për të arritur këtë shifër triumfesh.

Në vendin e tretë është Lorenzo Insigne, me 232 sfida me Napolin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco