VIDEO/ As Manchester United s’e ndal dot këtë Liverpool

VIDEO/ As Manchester United s’e ndal dot këtë Liverpool

19:31, 19/01/2020

Në “Anfield” u luajt ndeshja më e rëndësishme e javës së 23-të të Premierligës, Liverpool-Manchester United, shkruan Syri.net.

Kryesuesit e kampionatit arritën një fitore të pastër 2-0, duke shënuar nga një gol për secilën pjesë loje.

Van Dijk i dha avantazhin “The Reds” në minutën e 14-të, duke e mbyllur pjesën e parë 1-0.

Në fundin e takimit, Salah (90+3’) realizoi golin e dytë, duke vulosur rezultatin final të derbit më të madh anglez, 2-0.

Me këtë sukses, Liverpooli ngjitet në kuotën e 64 pikëve, ku ka arritur 21 fitore dhe vetëm 1 barazim në 22 takime, çka e bën të sigurt rrugën drejt titullit kampion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco