Dëmtoi bërrylin, Strakosha i nënshtrohet kontrolleve mjekësore

Dëmtoi bërrylin, Strakosha i nënshtrohet kontrolleve mjekësore

16:22, 19/01/2020

Portieri i Lazios dhe i Shqipërisë, Thomas Strakosha, iu nënshtrua kontrolleve mjekësore ditën e sotme teksa bardhekaltrit po vazhdonin me përgatitjet.

Sipas mediave italiane, stafi mjekësor i Lazios verifikoi bërrylin e 24-vjeçarit, të cilin e dëmtoi në takimin e djeshëm kundër Sampdorias, në të cilën bardhekaltrit triumfuan 5-1.

Megjithatë, ai ka vazhduar më pas përgatitjet duke dhënë shenjë se është në gatishmëri të plotë për ekipin e Simone Inzagit, i cili vendosi një rekord më vete, duke arritur fitoren e 11-të radhazi në kampionatin italian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco