E akuzuan se u ndëshkua qëllimisht me karton të kuq, Muriqi u kundërpërgjigjet kritikëve

E akuzuan se u ndëshkua qëllimisht me karton të kuq, Muriqi u kundërpërgjigjet kritikëve

15:54, 19/01/2020

E akuzua se u ndëshkua qëllimisht me karton të kuq në ndeshjen ndaj Gazientepes për të patur mundësinë të luante javën e ardhshme në kampionat për Fenerbahcen

Vedat Muriqi u kundërpërgjigjet kritikëve, duke u shprehur se nëse do të dëshironte “të merrte karton të kuq”, atëherë ai do të hiqte fanelën pasi shënoi golin e dytë për Fenerbahçen, gjest për të cilin do të ndëshkohej kartonin e dytë të verdhë dhe pastaj me karton të kuq. Bomberi i Kosovës thekson se ka gjithmonë kritikë dhe persona që duan të prishin imazhin e Fenerbahçes.

Image

“I kam parë reagimet, por s’dua të flas shumë. Nëse do të doja të ndëshkohesha me kartonin e dytë të verdhë, unë do ta hiqja fanellën pas golit. Të gjithë e dinë që ka njerëz që po përpiqen ta ‘shkatërrojnë’ ekipin tonë”, përfundoi Muriqi, i cili i dha fitoren Fenerbahçes duke asistuar golin e parë dhe duke shënuar të dytin.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco